You are here

Udhezime hap pas hapi se si te shtroni tapetin e barit natyral ne ambjentet

Pergatitja e tokes.

Pergatitja e tokes eshte e rendesishme per stabilizimin dhe mireqenien ne te ardhmen te tapetit tuaj te ri.
Mospergatitja e duhur nuk do tj’u jap rezultate te mira. Barerat,shkurret ekzistuese duhet te gerryhen, shkulen dhe largohen nga siperfaqja qe do shtrohet.

 

Nivelimi

Toka duhet te nivelohet per te krijuar nje siperfaqe te rrafshet e ne nivelin e duhur; te ngjishet lehte me rrule ose me kembe qe te evitohen hapesirat e shkifta ne toke ne menyre qe te mos fundoset me vone tapeti. Ky proces vazhdon derisa e gjithe siperfaqja eshte e njetrajtshme. Tregoni kujdes te mos tejkalohet ngjeshja.

 

Porositja

Matet siperfaqja qe deshironi te shtroni me tapet bari nem2. Tapeti vjen ne forme rrokotash per perdorim dhe shtrim te lehte. Zakonisht tapeti pritet sipas porosise qe te jete sa me I fresket ne momentin e shtrimit. Prandaj rekomandohet qe ju te njoftoni “Qilimin e Blerte” me pare per daten e marrjes ose te shperndarjes se tapetit. Tapeti duhet te shtrohet sa me shpejte te jete e mundur. Ideale do te ishte brenda 24 oresh. Ne kohe te nxehte tapeti duhet te mbahet ne hije deri sate shtrohet. Rekomandohet qe toka te pergatitet me pare se te merret bari.

 

Shtrimi i tapetit

Asnjehere mos shkelni ne token e parapergatitur ose ne tapetin e porsashtruar. Filloni duke shtruar nje rrip te tapetit reth e qark perimetrit te pjeses qe do te shtrohet duke shmangur perdorimin e copave te vogla ne te. Sigurohuni qe pjesa e poshtme e tapetit eshte ne contact te plote me dheun Vashdoni te shtroni rripat e tapeteit ne menyre qe te nderthuren si shtyllat ne mur, duke I puthitur mire e duke evituar terhegjen e tyre. Copat embivendosura duhet te priten bukur e me kujdes.

  

Ujitja

Midis Marsit dhe Tetorit tapeti I ri duhet te ujitet menjehere pas shtrimit. Kjo ujitje duhet te perseritet te pakten nje here ne dite deri sa te stabilizohen rrenjet e..

Ushqimi

Duhet te perdoret pleh kimik me perqindje te balancuar te Nitogjenit, Fosfatit dhe Potasit cdo 4-6 jave gjate sezonit te rritjes.

Korrja

I rezistoni deshires per te bere korrjen e pare te barit deri sa tapeti te jete rrenjezuar. Korreni ate rregullisht duke prere jo me shume se nje te treten e barit.

Tapet Bari Natyral

Te nderuar kliente "Qilimi i Blerte" ju prezanton prodhimin e tapetit te barit natyral ne Shqiperi me teknologji Angleze.

Tapeti i barit eshte i nje cilesie shume te mire, me nje perzierje varietetesh bari ne perqindje te ndryshme per ti rezistuar kushteve atmosferike te vendit tone.
Perdorimi i tapetit te barit natyral ka perparesi, sepse shmangni humbjet dhe vonesat si rezultat i mbjelljes me fare te barit ne ambjentet tuaja.

Qilimi i Blerte ju mbeshtet ne udhezime se si ta shtroni tapetin e barit dhe keto do ti gjeni ne websitin tone.